Radio Emanuel vazhdon misionin për përhapjen e Ungjillit. Vizioni ynë për të ardhmen është rritja e zonës së mbulimit dhe vënia në shërbim ndaj çdo personi që është në kërkim të së vërtetës.
Radio Maria Albania is a broadcast radio station in Tirana, Albania, providing Christian, Catholic Education, Information and Entertainment as part of Radio Maria network of radio stations world wide.
Qyteti i Gjakovës i njohur për traditën që ka në fushën e arsimit dhe të kulturës ndër shekuj, në mbarim të viteve të shtatëdhjeta pasurohet me mediumin e parë radiofonik, me Radio Gjakovën. Nga ajo periudhë e deri më sot, kanë kaluar shumë ngjarje me të cilat është e lidhur ngusht Radio Gjakova, duke qenë pjesë e përditshmërisë gjakovare, ashtu siç është e lidhur edhe historia e qytetit për këto tri dekada. Kjo, për faktin se frymëmarrja dhe rrita e qytetit është pasqyruar përmes programeve të përgatitura në këtë medium informativ dhe argëtues.
Kur dëgjojmë një këngë apo valle shqip na duket sikur çmallemi pak me vendin tonë, sikur jemi atje dhe sikur i harrojmë pak problemet e ditës dhe mbushemi me energji të reja për të ecur përpara. Pikërisht këtë synon të bëjë Radio Dielli të krijojë disa momente çlodhëse për gurbetqaret shqiptarë kudo që janë.